Obama: Vajzat e mija më parë më pyesnin për Papën, ndërsa tani më pyesin për Messi-n

145

Presidenti i Amerikës, Barack Obama, ndodhet në Argjentinë gjatë një vizite zyrtare dhe derisa po mbante fjalim me të rinjët atje, rrëfeu gjithashtu për një histori mjaft të çuditshme brenda familjes së tij. “Vajzat e mija më parë më pyesnin për Papën, ndërsa tani më pyesin për Messi-n”, transmeton Gazeta Sheshi.

Obama deklaraoi se vetë ai nuk e ka patur rastin të njoftohet me Messi-n, megjithëse në të ardhmen nuk e përjashton mundësinë të takojë atë nga afër.

Presidenti amerikan foli edhe për basketbollistin argjetinas i cili luan në NBA, Manu Ginobilli,  që aktualisht luan tek San Antonio Spurs.

“Mund të konfirmoj se Ginobilli nuk është vetëm një person i mirë, por gjithashtu njëri ndër basketbollistët më të mirë në NBA. Ai është një krenari për argjentinasit dhe të gjithë të tjerët”, deklaroi Obama që gjithashtu pranoi se është fans i skuadrës Chicago Bulls:

“Skuadra ime e preferuar Bulls, ishte duke humbur nga San Antonio dhe kjo gjë nuk më pëlqeu aspak”, përfundoi Obama.

/Gazeta Sheshi/