Nurkovic drejt rikthimit në Shqipëri, ka marrëveshje me këtë klub

Flamurtari po nis ndërtimin për sezonin e ri dhe një nga lëvizjet e klubit është oferta në adresë të portierit Adis Nurkoviç.

Burime të besueshme pranë klubit të futbollit Flamurtari konfirmojnë për “Panorama Sport” se vlonjatët kërkojnë që të rikthejnë portierin e sezonit të kaluar nga BosnjëHercegovina.

Image result for adis nurkovic

Nurkoviç ishte pjesë e Flamurtarit në vitet 2017 dhe 2018, kur ekipi drejtohej nga Shpëtim Duro.

Palët janë ndarë pa probleme dhe mësohet se portieri i Kombëtares së Kosovës është paguar për sezonin e kaluar, kështu që nuk ka pengesa në këtë drejtim.

nurkovic

E vetmja pengesë është klubi Celik Zenica në Bosnjë-Hercegovinë, ku Nurkoviç është nën kontratë. P

or, gjërat duket se janë në rrugën e duhur dhe mësohet se Nurkoviç ka kthyer një përgjigje gjysmëpozitive, duke qenë edhe një fije shprese për Flamurtarin.