Numri i të vdekurve në Japoni arrin ne 28

Ka shkuar në 28 numri i të vdekurve në Japoninë jugperëndimore pas një tërmeti të fuqishëm që goditi vendin.

Sipas mediave të huaja, orvatjet e ekipeve të kërkimi-shpëtimit për të shpëtuar sa më shumë njerëz janë duke vazhduar ende.

Ndërsa, të lënduar thuhet të jenë qindra persona të tjerë, kanë njoftuar autoritetet.

Dhjetëra të tjerë thuhet të kenë ngecur nën rrënojat e ndërtesave të shembura si pasojë e lëkundjeve të fuqishme.