Numri i pikëve që i duhen Leicesterit për ta fituar Premierligën

167

Leicester City e ka thelluar distancën në tetë pikë me Tottenhamin, por ‘Spurs’ e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Leicesterit i duhen 17 pikë nga 21 sa kanë mbetur në lojë deri në fund të sezonit për ta fituar Premierligën, duke llogaritur këtu se përcjellësi i parë Tottenham, do t’i fitojë të gjitha ndeshjet.

Foxes e shënuan edhe një tjetër fitore sot ndaj Crystal Palace duke iu afruar edhe më tepër ëndrrës.

Në një kombinim të mundshëm, Leicesterit do t’i mjaftonin pesë fitore dhe dy barazime në shtatë takimet e fundit, për ta përfunduar sezonin në vendin e parë, përcjell Lajmi.net.

leicester-sun