Nuk plotësoi standardet, UEFA kërcënon me mbyllje stadiumin “Loro Boriçi”

264

Impianti i stadiumit “Loro Boriçi” u inagurua me një shëtitje të kryeministrit Rama edhe pse nuk u pre shiriti.

Kjo vizitë e Ramës së bashku me presidentin Duka dhe figura të sportit në Shkodër ishte për të parë ambientet e stadiumit të ri por nuk tregoi një detaj që kryebashkiakja, Voltana Ademi, ia kërkoi në sy Ramës.

Shpronësimi i banorëve që kanë shtëpinë pranë stadiumit. Por Rama për këtë çështje nuk foli. Por këtë herë ka folur UEFA, raporton syri.net.

Institucioni më i madh i futbollit evropian ka paralajmëruar Federatën Shqiptare të Futbollit nëse nuk përmbush standardet e nevojshme për vendet e parkimit, rrezikohet që ndeshja e madhe ndaj Spanjës të mos luhet në “Loro Boriçi”.

Uefa kërkon që minimalisht të këtë të rezervuara 150 vende parkimi përpara stadiumi, çka për momentin nuk plotësohen.

Ndeshja Shqipëri-Spanjë do të luhet në 9 Tetor 2016 ora 20:45.