Nuk ndodhë vetëm në Kosovë, borxhe edhe në Serie A

137

Samuel Eto’o ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka thënë se klubi i Sampdoria i ka ende atij borxh 400 mijë euro.

Sulmuesi që erdhi në Sampdoria gjatë dimrit të viti 2015 dhe nënshkroi një kontratë tre vjeçare, por nuk qëndroi më shumë se gjashtë muaj për t’u bashkuar në Turqi me Antalyasporin.

Ai ka pasur konferencë para 10 ditëve, por pritet që ta mbajë edhe të hënë me 11 prill një në Milano.

Kamerunasi pretendon se Sampdoria i ka ende borxh ato para.

Në anën tjetër klubi insiston se kontrata e tij është respektuar deri në fund.