Nuk ndalet Prishtina, shikoni çka ka bërë tani

Javët e fundit zakonisht janë momente kur skuadra duhet të jetë në 100% -shin e saj derisa karakteri i fortë vetëm sa do ta shtyejë përpara drejt suksesit të njëjtën skuadër, shkruan GazetaSheshi.

Edhe pse në epërsi prej 2-0 ndaj Yllit, KB Prishtina po vazhdon pa u ndalur punën për të arritur drejt finales së Play-Offit në basketbollin kosovar.

Prishtinasit janë 2-0 në avantazh serik derisa dy ndeshjet e ardhshme do ti luajnë në Suharekë e nëse e fitojnë njërën kualifikohen për në finale ku sipas të gjitha gjasave do të luajë kundër Bashkimit.