Nuk ndalet Barcelona, rimerr kreun e tabelës (Video)

124

Barcelona ka dhuruar spektakël për gjithë të pranishmit në Camp Nou, në një ndeshje ku kishte pothuajse gjithçka, madje edhe polemika pasi u akorduan tri penallti në favor të katalunasve.

Sidoqoftë, Barca ishte dukshëm më e mirë se Gijon, duke e mposhtur kështu në fund me rezultat 6:0, me Luis Suarezin që shënoi sërish katër gola, dy nga pika e bardh e dy të tjera nga loja e hapur.

Derisa golat tjerë i shënuan Leo Messi e Neymar, ky i fundit po ashtu nga penaltia.

Pas kësaj fitoreje, Barca ka rimarrë kreun e tabelës duke grumbulluar 82 pikë, aq sa ka edhe Atletico që mposhti Malagan, derisa prapa me një pikë qëndron Reali pas fitores fantastike ndaj Vallecanos, ku përmbysi rezultatin nga 2:0 për të fituar në fund 3:2.

https://www.youtube.com/watch?v=j2LGqfj21LE