Nuk ndalen shkarkimet në Shqipëri, tani edhe Luftëtari largon trajnerin grek

Pas Franko Lerdës dhe Bledi Shkëmbit, është greku Jorgos Marantas trajneri i radhës që shkarkohet nga klubet e Kategorisë Superiore.

Ka qenë vetë drejtori sportiv i Luftëtarit, Artur Dadaj, që ka konfirmuar pak minuta më parë për “Panorama Sport”, se presidenca ka vendosur të largojë Marantas pas rezultateve shumë të dobëta në këtë fazë të dytë të kampionatit.

bandicam 2019-12-14 15-13-09-831

Luftëtari është me vetëm 8 pikë në vend të parafundit pas 15 javësh kampionat, një ecuri negative që nuk ka pasur asnjë precedent në historinë e klubit në elitën e futbollit shqiptar.