Nuk ka më Premier League për Emre Can

131

Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can, do të jetë sërish në dispozicion të Jurgen Klopp vetëm nëse “të kuqtë” shkojnë deri në finalen e Europa League.

22-vjeçari ka pasur një dëmtim në ligamentet e kaviljes dhe do të qëndrojë për rreth një muaj me një protezë. Ai u dëmtua në ndeshjen e fituar 4:3 ndaj Dortmund.

Emre Can iu nënshtrua analizave të detajuara mjekësore të cilat treguan se pas një muaji pushim absolut, futbollisti do të nisë riaftësimin dhe vetëm në fund të muajit maj do të jetë në dispozicion të Klopp.

Në atë moment sezoni i Liverpool mund të jetë mbyllur nëse “të kuqtë” nuk eliminojnë Villarreal në gjysmëfinalen e Europa League.