25 perqind te te gjitha kerkesave per azil te parashtruar ne vitin 2016 vijne nga vendet si Serbia, Kosova dhe Shqiperia, kane thene sot Sherbimet e Migrimit te Holandes. Numri total i kerkesave te parashtruara deri me tani eshte 4400.
Por, Holanda konsideron se keto jane vende te sigurta, prandaj nuk do te kene te drejten e azilit.
Vitin e kaluar, rreth 59 mijë emigrantë kishin aplikuar për azil në Holandë, një shtet ky i vogël e me popullsi të dendur, prej 17 milionë banorëve.
Përderisa Holanda po kërkon mënyra për t’u përballur me fluksin, emigrantët nga vendet e sigurta tani po refuzohen më me shpejtësi dhe nuk po lejohen më që t’i presin vendimet për ankesa në këtë shtet, dhe ata duhet të largohen menjëherë.