Nuk i besuan muaj më parë, Daku e bën pishman Dritën

Nuk e kishin bërë mall sa ishte në Gjilan, por po del se Mirlind Daku është njëri ndër lojtarët më me perspektivë në Kosovë. Këtë më së miri në lëkurë të vet e ka përjetuar ekipi i Dritës, i cili është mposhtur nga Llapi me rezultat 2:0, me golat që i ka shënuar pikërisht qendërsulmuesi llapjan me prejardhje nga Gjilani, Mirlind Daku.

Pikërisht këtë futbollistë Drita e kishte refuzuar para fillimit të edicionit të garave. Më saktësisht Daku i cili vinte nga rradhët e juniorëve të Dritës nuk u kishte mbushur sy drejtuesve të klubit, kështu që u transferua tek Hajvalia, transmeton Gazetasheshi.com.

Pas paraqitjeve të mira në vjeshtë ai u kërkua sërish nga bardh e kaltërit, mirëpo prap oferta nuk ishte serioze.

Daku u transferua më pas tek skuadra e Llapit me të cilën po shkëlqen këtë gjysmëstinor. Ai ka realizuar disa gola të rëndësishëm, ndërkohë që ish-klubit të tij Drita ia “terroi” përnjëmend.

/Gazeta Sheshi/