Nuk është më opsioni i parë tek Interi, klubi i njohur francez në gjurmët e lojtarit zikaltër

274

Duke parë ambjentimin dhe paraqitjet e mira të Cristian Eriksen, tani më Arturo Vidal e sheh veten e tij në pankinë dhe nuk po aktivizohet në asnjë sfidë me Interin në formacionin titullar që ndaj Fiorentinës në 5 shkurt nga ku u dëmtua dhe aty ku Eriksen e gjeti veten mirë dhe nuk doli më nga formacioni titullar.

Sipas medias franceze “Le10Sport”, klubi i Marsejës po mendon për mesfushorin kilien i cili për momentin ndodhet totalisht jashtë planeve të Antonio Contes që e dëshiroi aq shumë gjatë verës së kaluar.

Aktualisht Vidal me fanellën zikaltër këtë sezon në të gjitha kompeticionet është aktivizuar në 28 ndeshje ku ka realizuar dhe 2 gola, ndaj Fiorentinës në Kupën e Italisë dhe një në kampionat ndaj Juventusit.

vidal 1