Ka paralajmeruar se do ta lere PDK-ne por ka nderruar mendje.
“Dilemën e kisha në mes asaj në të qëndroj apo jo. Nuk shoh asnjë gjë të keqe brenda PDK-së. Kam një pozitë brenda grupit parlamentar dhe aty mbizotëron atmosferë e mirë”, ka thënë biznesmeni Ramiz Kelmendi në “Info Magazine” në Klan Kosova.
Por megjithate eshte ankuar se PDK nuk po ia ve veshin.
“Në momentin kur mua më është premtuar një pozicion i koordinimit pozitiv të disa dikastereve qeveritare në funksion të ngritjes ekonomi, kam menduar të kontribuoj në zhvillimin ekonomik, duke bashkëpunuar me disa ministri”, tha deputeti gjatë intervistës.