Nuk do ta besoni numrin e gjyqtareve kosovare të futbollit

346

Futbolli fermëror në Kosovë dikur ishte një tabu që tanimë është thyer. Nga një numër i vogël i gjyqtarëve të futbollit që numëronte Kosova në vitet e pasluftës, tani janë mbi 15 sosh që ndajnë drejtësinë.

Natyrisht, më e njohura nga të gjitha është Lumturie Muhadri, e cila ndanë drejtësinë në Superligë. Muhadri merret me këtë zeje tash e 16 vite, derisa është edhe futbolliste aktive. E njohur për opinionin është edhe Sanije Krasniqi, e cila vite me parë kishte hequr dorë nga kategoritë e larta të futbollit kosovar, duke zgjedhur t’iu referojë vetëm femrave.

Ka vite që edhe motrat Sadiku nga Mitrovica, Fixhrie dhe Florie Sadiku gjykojnë nëpër terrenet kosovare, ndërkohë pjesa tjetër e gjyqtarëve janë më të reja në këtë zeje, shkruan Gazeta Sheshi.

Fjala është për Doruntinë Jakupin, Fitore Govorin, Albulena Ibrahimin, Blerta Kaçiun, Malsore Halilin, Advie Veliun, Blerta Gurin, Edona Kryeziun, Pranvera Tashollin, Norë Selmanin e të tjera.

Përveç Jakupit, të gjithë emrat tjerë janë edhe futbolliste aktive. Govori paraqitet për Kosovën e Prishtinës, derisa të tjerat luajnë te Hajvalia.

Motrat gjyqtare, Fixhrie dhe Florie Sadiku
Motrat gjyqtare, Fixhrie dhe Florie Sadiku