Njoftim me rëndësi për gjyqtarët e futbollit

374

Federata e Futbollit e Kosovës, përkatësisht Komisioni për Gjyqtarë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive kanë caktuar terminin për kontrollet mjekësore të referëve të të gjitha kategorive.

Kësisoj, gjyqtarët e Rajonit të Prishtinës duhet ta vizitojnë këtë qendër të premten dhe të hënën nga ora 12:00.

Të martën më 2 gusht termini është i rezervuar për gjyqtarë të rajonit të Mitrovicës, pastaj e mërkura është e rezervuar për Pejën, Prizrenin e Gjakovën. Ndërkohë, më 4 gusht kontrollimet mjekësore duhet t’i kryejnë gjyqtarët nga Gjilani e Ferizaj. /Gazeta Sheshi/