Njihuni me zonjën Trump, gruan e Donald Trump

109

Shumë persona që kanë qënë në Shtëpinë e Bardhë mund të kenë mbetur të impresionuar nga ambientet magjepsëse dhe të kushtueshme, po ndoshta për Melanie Trump nuk do të ishte kështu.

Teksa i shoqi i saj, Donald Trump kandidon për president, vëmendja për të njohur kandidaten për Zonjën e parë sa vjen e rritet. Por kush është Melanie Trump?

Ish modelja sllovene, është 45 vjeç, plot 24 vjeç më e vogël se bashkëshorti i saj, dhe është akuzuar shpesh se është martuar për paratë e tij.

Bukuroshja nga vendi ish jugosllav ka shkuar në SHBA 19 vite më parë, më 1997. Daily Mail e quan atë emigrantja ambicioze, e cila është bërë gruaja e tretë e Trump, dhe nëse ai zgjidhet president, do të jetë Zonja e Parë e Amerikës që do të jetë e huaj, që nga koha e Loiuis Adams, bashkëshortja britanike e presidentit John Quincy Adams më 1820.

Zonja e Parë mund të jetë e dy kategorive, ato që dëshirojnë të duken të bukura e të mira në sfond. Janë dhe ato si Nancy Reagan, Hillary Clinton dhe Eleanor Roosvelt, prezenca e të cilave ndihet jo vetëm në Shtëpinë e Bardhë, por edhe në qeveri.

Mungesa virtuale e zonjës Trump në fushatën e bashkëshortit, që mezi ka folur kur është shfaqur, të jep bindjen se do të jetë në kategorinë e ish zonjave të para.

Më në fund ajo foli këtë javë, ndoshta dhe për të zhdukur fjalët se Trump u martua me bukurinë dhe jo trurin e saj. “Nuk jam një person që thotë ‘po’. Unë i them atij mendimet e mia. Ndonjëherë ai i ndjek dhe ndonjëherë jo. A jam dakord me të gjatë gjithë kohës? Jo, sigurisht që jo, dhe ia them këtë”, rrëfen melanie.

Teksa i shoqi nisi fushatën elektorale ata flisnin disa herë në ditë në telefon dhe Melanie jepte mendimet e saj për zhvillimet politike. E lumtur për harmoninë martesore, ajo duket se është dakord me disa këndvështrime provokative të të shoqit. “Ai dëshiron të mrbojë njerëzit e Amerikës. Është shumë e rrezikshme ajo që po ndodh në botë”, ka thënë ajo.

Melanie është pyetur si një ish emigrantë, nëse ndihet e fyer nga deklaratat e të shoqit për emigrantët e paligjshëm meksikanë, që janë quajtur grabitës dhe përdorues droge. Por ajo thotë jo, sepse nuk ka ëndërruar ndoënjeherë të qëndrojë ilegale në SHBA. Ajo thotë se ka rinovuar vizën disa herë derisa morri nënshtetësinë amerikane.

Melanie Trump insiston se ajo nuk është një grua e bezdisur, siç është cilësuar nga disa kritikë të të shoqit. Pyetjes për të zbuluar sekretin e një martese të lumtur ajo i është përgjigjur thjesht: “Banjo të veçanta”.