Njihuni me Takuhiro Nakai, ‘margaritarin’ e ri të Real Madrid

42

Takefusa Kubo nuk është i vetmi japonez i Real Madridi, pasi aty tashmë është edhe Takuhiro Nakai që po rrëmben vëmendjen e të gjithëve.

Lojtari 17-vjeçae është pjesë e Los Blancos që nga mosha nëntëvjeçare dhe tani po kalon nëpër sezonin e tij të shtatë te madrilenët.

‘Pipi’ siç është i njohur me nofkën e tij në klub, ndër vite ka treguar se mund të ketë një të ardhme të ndritur te Real Madridi.

Me moshën e tij, ai konsiderohet si më i miri në grupmoshat e tij dhe që nga tani të gjithë po interesohen për lojën e tij.

Nën urdhrat e Raul Gonzalez, Nakai po tregon paraqitje fantastik dhe kjo nuk i ka shpëtuar syrit të kamerave.

Lojtari 17-vjeçarduket se po shkon hapave të Kubos që po ashtu është duke shpërthyer në futbollin spanjoll dhe aktualisht është në huazim te Getafe deri në fund të këtij edicioni.