Njihuni me kampionët e stinorit vjeshtor te Juniorët në Ligën e Parë

Në vikendin që sapo lëmë pas ka përfunduar edhe stinori vjeshtor i kampionatit në Ligën e Parë në kategorinë e Juniorëve, shkruan Gazetasheshi.com.

Pas njëmbëdhjetë javëve kampion i gjysmëedicionit doli skuadra e FC Vushtrrisë, e cila përfundoi stinorin vjeshtor me 26 pikë.

“Forca” e la prapa skuadrën e Dritës e cila gjendet në pozitën e dytë dhe atë të Fushë Kosovës që mbyll podiumin.

Kujtojmë që në Superligë nga ky rank garash inkuadrohen tri skuadra dhe Vushtrria është në rrugë të mirë që së bashku me Dritën dhe Fushë Kosovën të rikthehen në kampionatin elitar.

/Gazeta Sheshi/