Njihuni me 78 vjeçaren që ngre 111 kilogramë (VIDEO)

118

Shirley Webb është 78 vjeç dhe është anëtare “Club Fitness” në Wood Laën, ku ajo është e njohur për shumicën e anëtarëve të klubit. 78-vjeçarja shkon në palestër disa herë në javë dhe shpesh mund të gjendet në seksionin e peshave duke u stërvitur.

Kohët e fundit ajo ka thyer rekordin duke ngritur plot 111 kilogramë peshë. Gjyshja po filmohej nga trajneri i saj kur realizoi ngritjen e 111 kilogramëve. Çuditërish, Shirley nuk ka bërë aktivitet fizik më herët.

Frymëzimi i saj për t’’u bashkuar palestrës ishte për të shoqëruar mbesën e saj 20-vjeçare.

https://www.youtube.com/watch?v=q_RPhr7M69A