Njëra nga ndërhyrjet me brutale shkaktohet në Bundesligë, lojtari ndëshkohet direkt me të kuq

639

Në ndeshjen e pasdites së sotme (e shtunë) mes Hoffenheim dhe Wlfsburg në Bundesliga ka ndodhur një nga ndërhyrjet më brutale në histori të futbollit.

Hoffenheim ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 përballjen me Wolfsburg në kuadër të javës së 24-të në Bundesliga.

Golat në këtë takim u shënuan nga Christoph Baumgartner dhe Andrej Kramaric për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Wout Weghorst.

Megjithatë, episodi që ka vjedhur gjithë vëmendjen është ai i minutave shtesë, kur Paulo Otavio u ndëshkua me të kuq.

Në minutat shtesë, kur Hoffenheim udhëhiqte 2-1, Wolfsburgu ishte hedhur i gjithi përpara, bashkë me portierin.

Sulmuesi i tyre Munas Dabbur përfitoi nga kjo gjë duke nisur kundërsulmin dhe duke u drejtuar drejt portës së boshatisur.

Por, vrapimi tij prej gati 70 metrash u ndal në kufijtë e zonës nga një ndërhyrje brutale apo ‘horror’ e Otavios nga mbrapa.

Ky gjest jo-sportiv dhe ndërhyrje e tmerrshme u ndëshkua menjëherë me karton të kuq nga gjyqtari.