Një zgjidhje efikase kur nuk dëgjon nga veshët

144

Nuk mund ta dalloni nese nje person eshte i shurdher deri ne momentin kur tentoni te bisedoni me te. 

Një vajzë ka menduar një mënyrë të veçantë për t’i bërë të ditur të tjerëve që nuk dëgjon nga një vesh. Me fantazi dhe sigurisht, një dozë ironie.

Ka qenë vetë ajo që ka publikuar një foto në Imgur dhe që ka nisur të qarkullojë në të gjitha rrjetet sociale dhe është parë 1 milion herë në vetëm 24 orë.

Por cila ka qenë zgjidhja për të përmirësuar jetën e saj të përditshme, sikletet dhe problemet me komunikimin? Një tatuazh pas veshit të majtë, që jep një mesazh të qartë: nuk dëgjoj.

Vajza ka bërë tatuazh ikonën e audios me X. “Që kur nuk dëgjoj nga njëri vesh mendova se kjo do të ishte një mënyrë miqësore për t’i botës mbarë: mos më flisni nga veshi i majtë”.