Një tifoz i Flamengos ndërron jetë gjatë festës së golit në finalen Copa Libertadores

Valdecir Rosa Farias ka pushuar së frymuari në moshën 41 vjeçare, teksa po e festonte golin e dytë të skuadrës së tij të zemrës Flamengo në finalen e Copa Libertadores përballë River Plates (2-1), raporton Gazetasheshi.com.

Tifozi brazilian i cili punonte si shofer autobusi ndërroi jetë gjatë festimit të golit të dytë të cilin e realizoi Gabriel Barbos në minutat shtesës të ndeshjes, njëherit edhe që i sollën titullin kampion Flamengos.

Siç raporton ‘Globo’ nga Brazili, 41 vjeçari ka pësuar një sulm në zemër gjatë festës, pasi që nuk ka arritur ti përmbajë emocionet.

Informacionin e ka konfirmuar edhe bashkëshortja e tij, e cila tha se pavarësisht përpjekeve që bënë mjekët në spital për ta shpëtuar atë, ai nuk ia doli ti mbijetojë sulmit.

Image result for flamengo campeão libertadores
Ndryshe skuadra e Flamengos e fitoi titullin e Copa Libertadores, i cili njihet ndryshe si Liga e Kampionëve siç është në Evropë.

/Gazeta Sheshi/