Një mysafir i veçantë e vizitoi Gjilanin në stërvitje (FOTO)

1486

Skuadra e Gjilanit ndodhet në vlugun e përgatitjeve për sezonin e ri, derisa të hënën pati një mysafir të veçantë. Fjala është për menagjerin e njohur të futbollit Masi Huturi, i cili po ndërmjetëson kalimin e disa futbollistëve të huaj tek skuadra e Gjilanit, shkruan Gazeta Sheshi.

Edhe kryetari i klubit gjilanas Bekim Rexhepi përmes një publikimi në llogarinë e tij ka shkruar në lidhje me mundësinë e bashkëpunimit me Huturin.

“Me menagjerin e futbollit “Football Research Institute” Masi Huturi sot në stervitjet e KF Gjilanit. Vizitë e tij nga USA me mundësi të reja bashkëpunimi dhe partneriteti ….!!, ka shkruar Rexhepi.