Një komentues serb uron Majlinda Kelmendin (FOTO)

181

Ministri i Rinisë dhe Sportit në Serbi, Vanja Udoviciq, kishte deklaruar se garuesit serb do të lëshojnë podiumin në Lojërat Olimpike Rio 2016, në qoftë se në të qëndrojnë edhe konkurrentët e “shtetit të vetëshpallur”, Kosovës.

Suksesi i Majlinda Kelmendit nuk mbeti pa u komentuar edhe nga mediat serbe, ku kishte qëndrime të ndryshme. Komentuesi Aleks Coriq, publikisht ka dal në përkrahje të Majlindës.

“Unë si serb, mendoj se njerëzit janë sjellë keq me të, por unë do them, urime! Për të qenë real më duhet ta pranoj se nuk kam parë të gjitha takimet, por kjo është diçka e madhe për popullin në Kosovë dhe jam i lumtur që ata përjetuan fitore kaq shpejt. Po ashtu shpresoj që ata të kenë një të ardhme të ndritur, jo vetën në sport, por në të gjitha sferat. Shpresa jonë e vetme është një e ardhme më e mirë. Ju lutem injorojeni mesazhet e të tjerëve, jo të gjithë serbët mendojnë njëjtë kur bëhet fjalë për Kosovën. Paçi fat në lojërat tjera”, ka shkruar Coriq në postimin e Rio 2016 në Facebook transmeton Telegrafi.com.