Një 17-vjeçar vendos derbin e Ligës së Parë

Ndeshja derbi dhe e fundit e xhiros 21 e Ligës së Parë ndërmjet Flamurtarit dhe KEK-ut ka përfunduar me fitore të vendasve, 1:0.

Golin e vetëm në këtë ballafaqim e realizoi futbollisti i talentuar, Adenis Shala, i cili është vetëm 17-vjeçar.

Me këtë fitore, Flamurtari shton gjasat për inkuadrim në barazh.

Ndërsa, për KEK-un ishte humbja e tretë radhazi dhe kjo dëshmon më së miri se skuadra në duelet e fundit ka rënë nga sistemi.