Selvije Halimi nga PDK, Njomza Emini nga LDK, Sasha Mirosavljeviç nga Srpska dhe Danush Ademi nga 6+, janë të propozuarit nga grupet parlamentare për komisionin për verifikimin e votave të presidentit të vendit.
Donika Kadaj Bujupi ka propozuar Ilir Dedën në emër të opozitës së bashkuar.
Kreu i Kuvendit Kadri Veseli, kur i ka lexuar emrat e anëtarëve të Komisionit, Ilir Dedën e ka përmendur si përfaqësues të Vetëvendosjes, ndërsa ka thënë se AAK e Nisma nuk kanë përfaqësues në Komision.
Në sallë janë 82 deputetë. Votimi ka nisur./koha.net/