Nis të shkruhet historia, flamuri i Kosovës ngritet në Fshatin Olimpik në Rio (VIDEO)

177

Tashmë historia ka nis të shkruhet, flamuri i Kosovës është vendosur në Fshatin Olimpik në Rio.

Në praninë e garuesve kosovarë që do të marrin pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike, e po ashtu edhe të presidentit Thaçi dhe presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, në Fshatin Olimpik në Rio, për herë të parë është ngritur flamuri i Kosovës.

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Urata Rama, Musa Sadiku, Vijona Kryeziu, Lum Zhaveli, Rita Zeqiri dhe Qëndrim Guri, janë sportistët që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike të Rios.

Ceremonia zyrtare e hapjes së Lojërave Olimpike mbahet nesër (e premte).

http://www.dailymotion.com/video/x4n7bd9_kosova-rio-2016_sport#tab_embed