Nis gara për trajnerin e Italisë, ja si janë përqindjet (FOTO)

Teksa mbetet vetëm konfirmimi zyrtar për kalimin e Contes te Chelsea, në Itali është hapur zyrtarisht gara se kush do të marrë drejtimin e kombëtares pas largimit të tij.

Në mesin e tyre nuk është trajneri i Kombëtares sonë, të paktën, kështu raporton “Corrriere dello Sport”. Shanset më të mëdha i ka Donadoni me 30 për qind, i ndjekur nga Raineri, Ventura Guidolin dhe Maxarri me 15 për qind, raporton Albeu.

Jashtë garës nuk janë as strategët e njohur, si Lippi, Spalleti, Capello dhe Allegri, të cilët me 5 për qind të mundësive mund të marrin drejtimin e “axurrëve”.

/Albeu/