Nis Championsi i vërtetë, 7 gjërat që duhet t’i dini

151

Të martën fillon faza e grupeve me 32 ekipe, nga të cilat 14 janë të rinj dhe 2 debutues, krahasuar me sezonin e kaluar. Messi dhe Ronaldo, Real Madrid dhe Barcelona, llogari për shumë rëndësi. Dhe përveç kësaj, baste, kuriozitete… Pra, 32 ekipe, ndër të cilët edhe kampionët aktualë të Real Madridit, vihen në start për trofeun më të rëndësishëm të klubeve në Europë. Duke parë përpara, për sezonin e ardhshëm do të ketë ndryshime nga pikëpamja e formatit të kompeticionit. Deri atëherë, këtu janë disa detaje të rëndësishme të gare, që paraqet shumë emocione deri në finale e Cardiffit (Uells), më 3 qershor 2017.

1. Ronaldo-Messi
_88615841_messironaldo_getty
Beteja midis dy lojtarët më të mirë në botë do të përjetojë në këtë sezon një kapitull të ri. Të dy kanë qenë shënuesit më të mirë në këtë kompeticion, pesë herë, me portugezin në majë, në sezonin e fundit 2015-2016 (16 gola). Në sezonin 2014-2015 (10 gola), CR7 realizoi sa Messi dhe Neymar. E kështu me radhë: sezoni 2013-2014 (17 gola), sezoni 2012-2013 (12 gola), sezoni 2007-2008, me Manchester United, shënoi 8 gola. Messi, ndërkohë, ishte golashënuesi më i mirë në Champions në këto sezone: 2008-2009 (9 gola), 2009-2010 (8 gola), 2010-2011 (12 gola) dhe 2011-2012 (14 gola). Deri më tani, Cristiano Ronaldo, në 127 ndeshjet e luajtura në Champions (formati aktual), ka shënuar 93 gola, ndërsa Messi ka 83 gola në 106 ndeshje.

2. Në kërkim të “top-5” historike
cristiano-ronaldo-real-madrid-european-golden-shoe_3443138-780x439 Cristiano Ronaldo ka shansin të mërkurën për të hyrë në “top-5” lojtarët me më shumë ndeshje në Champions (formati aktual), duke barazuar Carles Puyol, me 128 ndeshje. Nëse ai luan në të gjitha sfidat e këtij edicioni të Champions-it (13 ndeshje), deri në finale, do të pozicionohej në vendin e pestë, me 140 ndeshje, duke ardhur pas Giggs (145 ndeshje).

3. 14 ekipe të rinj, 2 debutues
LeicesterCityvSwanseaCityPremierLeagueeKGxABf-EH4x-780x439Nga 32 ekipet pjesëmarrëse në fazën e grupeve të Champions-it, duke filluar nga e marta, në edicionin e 25-të të këtij kompeticioni, sipas këtij formati, që është luajtur prej sezonit 1992-2993, 14 janë të rinj në krahasim me sezonin e kaluar (Besiktas, Celtic, Basel, Bruges, B.Dortmund, Legia, Leicester, Ludogorets, Copenhagen, Monaco, Naples, Rostov, Sporting Portugal dhe Tottenham). Dy ekipe të tjera janë debutues: Leicester (kampioni i Anglisë) dhe Rostov (kampioni rus).

4. Mungesa të mëdha
ibra-1-1-e1471184391297-780x439Ky edicion i Champions-it do të ketë shumë mungesa të rëndësishme. Këtu kemi parasysh klube historike, lojtarë yjë, por edhe trajnerë meditikë. Nuk do të jetë Mourinho dhe Manchester United e bashkë me to një plejadë yjesh, si Ibrahimovic, Pogba, Rooney etj. Por, ka më shumë mungesa se kaq: Inter (gjithashtu do të jetë në “Europa League”) dhe Milani, që nuk do të luajë në ndonjë konkurrencë europiane. As Fiorentina me Romën, as Zeniti, i rregullt në sezonet e fundit, as Wolfsburg…

5. Sfida e Real Madridit
real-madrid-champions-league-final-celebrate_3474886
Në formatin e ri të Ligës së Kampionëve, asnjë ekip nuk ka qenë në gjendje ta fitojë këtë trofe në dy sezone radhazi. Real Madridi (i cila ngriti pesë Kupa Europiane, të parat, rresht) ka aftësinë për të pushtuar këtë rekord si kampion. Në formatin e ri, “Los Blancos” janë dominuesit e mëdhenj, me pesë Champions të fituar. Në këtë kuptim, Spanja është duke udhëhequr në Ligën e Kampionëve (në të dy formatet), me 16 tituj dhe 11 herë finalist. Ajo ndiqet nga Italia (12/14), Anglia (7/12) dhe Gjermania (7/10). Në formatin e ri, Spanja, po ashtu, ka hegjemoninë me 9 tituj dhe pesë finalistë.

6. Baste… dhe kuriozitete
messi-ronaldo-ballonReal Madridi, pavarësisht se është kampioni i Europës në fuqi, nuk është favorit për disa “bookmakers”. Për ta, e para është Barcelona, i dyti vjen Bayern Munich. Nëse Leicester City fiton Ligën e Kampionëve, kjo do të ishte një mrekulli edhe më e madhe se fitimi i titullit në Premier League. Me pak shanse kuotohen skuadra të tilla, si Sevilla, Napoli apo Porto (kjo e fundit ka qenë kampione e Europës më 1987 dhe 2004). Copenhagen, Ludogorets, Rostov, Dinamo Zagreb dhe Legia, që të fitojnë Ligën e Kampionëve, kanë një koefiçient të tillë: 1×1000 €. Sa i përket golashënuesit të këtij sezoni të Champions-it, Cristiano Ronaldo është favorit, me koefiçient 4.5; Luis Suarez i dyti, Messi i treti, Neymar i katërti dhe Lewandowski i pesti.

7. Luhet me top të ri
uefa-champions-league-trophy-2014-wallpaper-4-780x439Çuditërisht, Champions-i do të luhet me një top të veçantë. Ai mbetet i markës “Adidas”, por këtë sezon do të jetë ndryshe. Faza e grupeve e në vazhdim, pjesë më interesante e këtij kompeticioni, fillon nga e marta dhe do të ulë siparin më 3 qershor, me finale e madhe, e cila do të mbahet në “Millennium Stadium”, në Cardif. Aty do të luhet për herë të parë një finale e Ligës së Kampionëve.