“Nike” zgjedh sportisten nga Kosova për reklamë

Kosovare Asllani është bërë protagoniste e reklamës së radhës së “Nike”

Kompania gjigante botërore e veshmbathjeve sportive, “Nike” e ka përzgjedhur futbollisten Kosovare Asllani për reklamën e saj të radhës, shkruan Gazeta Express.

Futbollistja kosovare shihet duke dribluar përpara disa pengesave në një fushë futbolli në një stadium evropian.

Këtë video e ka postuar vetë futbollistja e lindur dhe rritur në Suedi në rrjetin social Instagram.

Kosovarja nuk e ka fshehur asnjëherë prejardhjen e saj, ndërsa vitin që shkoi një gol të shënuar për Suedinë ndaj Ukrainës e kishte festuar duke e formuar shqiponjën dy krenare.

View this post on Instagram

Preseason mode✔️ #nikewomen

A post shared by Kosovare Asllani (@asllani9) on