Ngriten çmimet e konsumit për 0.2 përqind

82

Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.2 përqind në muajin shkurt krahasuar janarin.

Ngritje e çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: pemë (2.5 përqind); perime (3.3 përqind) dhe pije alkoolike (1.3 përqind) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.3 përqind në IHÇK. Kështu thuhet në komunikatën për medie të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.