Ngrihet aktakuzë kundër tre deputetëve të opozitës

101

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj dy deputetëve të Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi dhe Fisnik Ismajli si dhe ndaj deputetit Haxhi Shala nga Nisma, raporton Koha Ditore.

Sipas aktakuzës, Kurteshi e Shala ngarkohen me dy vepra penale: përdorimi i mjetit të rrezikshëm dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Ndërkaq, deputeti Ismajli do të gjykohet për armëmbajtje pa leje dhe pengim të personit zyrtar.

Deputetët e kanë quajtur aktakuzën të pavlerë dhe me prapavijë politike. Madje, ata kanë thënë se nuk janë njoftuar fare nga Gjykata apo Prokuroria për ngritjen e saj.