Java e 21-të e kampionatit zviceran prodhoi një moment tejet interesant gjatë ndeshjes ndërmjet Zurich dhe Sionit.
Përderisa ishte duke u zhvilluar ndeshja, qeni i presidentit të Zurich ishte futur në fushë duke penguar vazhdimin e ndeshjes.
Ky moment i rrallë në futboll ndodhi në minutën e 40-të të ndeshjes.
Gjyqtari i ndeshjes e ndërpreu takimin, teksa qeshte, ndërkohë që një person zbriti nga tribunat për ta bindur qenin të largohet nga fusha.
Ndërkaq, takimi përfundoi në “paqe” 1:1 me Fidan Alitin, Domgjonin e Hekuran Kryeziun që luajtën në këtë përballje.
FCZ-Präsident Ancillo Canepa über Neuzugang Chilla: «Er ist extrem ballverliebt.» Heute fehlte allerdings etwas die Bindung zum Spiel. Kaum brauchbare Bälle für den Joker. #FCZ pic.twitter.com/n2TPZRXiQQ
— Simon Häring (@_shaering) February 21, 2021