Ngjarje historike në Serie A, shikoni teknologjinë e fundit

246

Me hapa të vegjël, futbollit italian po kërkon të ndryshojë dhe të evoluojë. Pas prezantimit të “Goal Line Technology”, e ashtëquajtura teknologjia e vijës fatale, Seria A italiane është gati për të mirëpritur një tjetër risi.

Bëhet fjalë kësaj here për të implementuar “Video Assistant Referees”, “Asistentin Video të Gjyqtarit”, apo e thënë më thjeshtë, gjyqtarë ekstra, të cilët do të mund të rishohin aksionet e dyshimta, për të mbështetur dhe ndihmuar kolegët në fushë.

Vendimi historik për të eksperimentuar sistemin e miratuar nga FIFA u miratua gjatë Asamblesë së Lega Calcios, që u mbajt në Milano.
Falë gatishmërisë së Federatës Italiane të Futbollit, që u shpreh e gatshme për të financuar pjesërisht këtë eksperiment, futbolli italian është tashmë shumë pranë një zhvillimi historik.

Data për inagurimin të moviolës në fushë është vendosur 1 tetori i vitit 2016, kur Seria A do të jetë në fushë për të shtatën javë të kampioantit.