Ngec Milani dhe Arsenali, një shqiptar i shënon Olympiakosit. Mësoni të gjitha rezultatet

U luajtën sot 24 takimet e vlefshme për raundin e  katërt të grupeve në Ligën e Europës. E gjithë vëmendja ishte padyshim te skuadrat e mëdha si Milani, Arsenali, Chelsea apo dhe Lazio që janë dhe pretendentet kryesore për ta fituar trofeun e dytë më të rëndësishme për klube pas Ligës së Kampionëve.

europa lige

 

Në sfidat e orës 18:55, Lazio, Chelsea dhe Sevija nuk falë duke triumfuar minimalisht. Rejnxhërsi i Eros Grezdës u mposht nga Spartaku i Moskës me përmbysje, teksa shqiptari u hodh në fushë në minutën e 82-të, por pa arritur të lerë gjurmë.

45891373_1806555809455230_1535430269786390528_o

Ndërkohë Milani nuk shkoi më shumë se brazimi 1-1 ndaj Betisit në Spanjë. Lo Celso shënoi i pari për vendasit, ndërkohë që Suso barazoi për kuqezinjtë.

Barazim pa gola edhe për Arsenalin në sfidën ndaj Sportingut.

Suso Milan

Nuk mund të mungonin futbollistët shqiptar në këtë mbrëmje, teksa Daniel Sinani i Dudelanzhit shënoi golin e nderit në sfidën ndaj Olimpiakosit. Më poshtë mund të ndiqni të gjitha rezultatet e sfidave të sotme.

Rezultatet:
Grupi A
Bayer Leverkusen 1 – 0 FC Zuerich
Ludogorets Razgrad 0 – 0 AEK Larnaca

Grupi B
Celtic 2 – 1 RasenBallsport Leipzig
Rosenborg 2 – 5 Salzburg

Grupi C
Bordeaux 1 – 1 Zenit St. Petersburg
Slavia Prague 0 – 0 FC Koebenhavn

Grupi D
Fenerbahce 2 – 0 Anderlecht
Dinamo Zagreb 3 – 1 Spartak Trnava

Grupi E
Arsenal 0 – 0 Sporting CP
Vorskla 0 – 1 Qarabag FK

Grupi F
Olympiacos 5 – 1 F91 Dudelange
Real Betis 1 – 1 Milan

Grupi G
Rapid Wien 0 – 0 Villarreal
Spartak Moscow 4 – 3 Rangers

 Grupi H
Apollon Limassol 2 – 3 Eintracht Frankfurt
Lazio 2 – 1 Marseille

Grupi I
Genk 1 – 1 Besiktas
Malmoe FF 1 – 1 Sarpsborg

Grupi J
Akhisarspor 2 – 3 Sevilla
Krasnodar 2 – 1 Standard Liege

Grupi K
Astana 2 – 1 Jablonec
Dynamo Kyiv 3 – 1 Rennes

Grupi L
ATE Borisov 0 – 1 Chelsea
Vidi FC 1 – 0 PAOK Thessaloniki