Ngacmojnë të miturën, sulmojnë babain e saj e edhe policët

96

Policia në Mitrovicë ka arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit dyshohet se kanë ngacmuar seksualisht një femër(e mitur).

Të dyshuarit pastaj kanë sulmuar fizikisht edhe prindin e të miturës dhe dy qytetarë të cilët ishin involvuar në rast, me qëllim parandalimi, të cilët kanë pësuar lëndime.

Të dyshuarit, që sipas policisë ka ndodhur dje në mbrëmje në Mitrovicë po ashtu kanë sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë derisa ishin duke intervenuar lidhur me rastin me ç’rast njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./KosovaPress/