Nga zarzavatet tek frutat dhe “Taekwondo”, ja dieta dhe regjimi i Zlatan Ibrahimovic

270

Ushqimi i Zlatan Ibrahimoviçit është i kuruar dhe i studiuar: bollëk i mishit të bardhë, fruta dhe zarzavate të freskëta. Ndalohen ushqimet e ngrira, përfshi akulloren dhe pastat. Karbohidratet e nevojshme për planin e tij ushqimor i merr për pjesën më të madhe nga drithërat. Jo ushqimeve të rafinuara, lejohet pica si shpërblim dhe një vakt i lirë në javë.

FIKSIMI – Fiksimi i yllit të Milanit për ushqimin korrekt u takon kohëve te Juventusi dhe ka vazhduar gjatë viteve. Duket se te PSG-ja hapi polemikë për mungesën e frutave dhe zarzavateve të freskëta në qendrën stërvitore. Nga ai moment, nuk dihet nëse është legjendë apo e vërtetë, tregohet se të gjitha ditët kuzhinieri i parisienëve nisi të frekuentonte tregjet në Sen Zhërmen ën Le, periferi e kryeqytetit, jo larg nga qendra stërvitore. Rreth benefiteve të ditës së Zlatanit, “La Gazzetta dello Sport” ka pyetur Luka Koluçin, biolog nutricionist.

BENEFITET – “Të kesh një dietë të ekuilibruar dhe të kalibruar mirë në bazë të nevojave, – ka shpjeguar Koluçi, – është e nevojshme për të maksimizuar paraqitjet sportive, për të evituar mungesat nutricionale dhe avitaminoze. Nëse atletët ndjekin një plan të larmishëm dhe të pasur me ushqime fuqizuese, arrijnë një nivel mirëqenieje psikofizik superior dhe arrijmë performanca më të mira. Proteinat nga mishërat pa dhjam dhe të përzgjedhur, të kafshëve të rritura në mënyrë natyrale, lejojnë të furnizohen muskujt me aminoacide të nevojshme për të evituar një ngarkesë të tepërt mbeturinash.

Rritja e burimeve ushqimore me origjinë vegjetale, me fruta dhe zarzavate të freskëta i lejon trupit të karikohet me doza të larta mikroushqimesh dhe të mbajë të ulët stresin oksidues. Reduktimi i sheqerit të rafinuar ul ngarkesën inflamatore, përgjegjëse të një dëmi të vazhdueshëm në ngarkesë të qelizave dhe indeve.

Zlatan.Ibrahimovic.Milan.2020.21.esultanza.750x450

Karbohidratet, megjithatë, janë të domosdoshme për këdo që praktikon sporte: në nivelin e qelizave muskulore favorizojnë asimilimin e blloqeve që ndërtojnë proteinat. Ëmbëlsirat e tepërta, pijet e gazuara, pasta dhe buka e bardhë të bëjnë më të lodhur, me humor të keq, mjegullon mendjen.

Pica, si vakt-shpërblim apo në ditën e lirë, është thelbësore për një stil jetese të qëndrueshme dhe të balancuar në terma afatgjatë: ndonjëherë është mirë të planifikohet një ‘shkelje’ e rregullave”. Përtej stërvitjeve rutinë, edukon trupin dhe mendjen me “Taekwondo”, artin marcial që ka pasion që i vogël dhe që ua ka përcjellë edhe fëmijëve.