Nga Superliga në Ligën e Dytë, këto janë skuadrat kosovare që nuk mbijetuan

Pas largimit nga elita e futbollit kosovar nuk gjetën forcën për të mbijetuar as në Ligën e Parë.

Problemet e shumta financiare ndikuan që disa prej ish-skuadrave elitare të përfundojnë në buzë të greminës duke përfunduar në Ligën e Dytë, shkruan Gazetasheshi.com.

Një fat të tillë e ka përjetuar së fundmni skuadra e Istogut e cila edicionin e kaluar bënte pjesë në elitën e futbollit kosovar, ndërkohë nga edicioni i ardhshëm do të garojë në Ligën e Dytë.

Njejtë kishte ndodhur edhe me Lepencin dhe Ballkanin, por si duket “portokallinjtë” kanë gjetur forcën dhe janë rikthyer në Ligën e Parë.

Mbetet të shihet se a do të pësojë një fat të tillë edhe Hajvalia apo jo?!

 

/Gazeta Sheshi/