Nga Sotir Nini te Elvis Kabashi, ja ku kanë përfunduar sot ata që refuzuan Shqipërinë

Fati është shumë i rëndësishëm në jetë, po aq sa edhe në karrierën e një futbollisti.

Besëtytnitë të imponojnë idenë se çdo e keqe që bëhet në këtë jetë, është e tillë që do të marrë një shpagim. Në fakt, kjo bëhet krejtësisht e besueshme kur flitet për ata që kanë tradhtuar gjakun e tyre.

Për ata futbollistë që kanë refuzuar Kombëtaren së cilës i përkasin. Sotir Nini, që me dokumentacion ka preferuar të quhet Sotiris Ninis, endet neper kategorite e ulta te Belgjikes apo Izraelit.

Ky futbollist që është lindur në Himarë, përpara rreth tetë vitesh ishte emri i madh që në Greqi e panë si atë që do të mund të bëhej lideri i Kombëtares helene dhe futbollisti që do të bënte histori në futboll.

Kjo, për shkak se që në moshën 17-vjeçare u bë titullar te Panathinaikosi.

Gjergji Kone

Gjergji Kone ishte zhdukur prej gati një viti nga bota e futbollit. Ish-lojtari i përfaqësueses greke ka luajtur për herë të fundit në 22 mars të vitit të kaluar, ndërsa që prej muajve të verës ishte një lojtar i lirë. Së fundmi 31-vjeçari ka vendosur ta çojë karrierën e tij në një trajektore shumë të çuditshme.

Të tjerët

Më i përmenduri është Adnan Januzaj. Tradhtari për të cilin u përfshi në debat i gjithë kombi shqiptar.

Elvis Kabashi, që dikur ishte pjesë e Juventusit, sot luan te një ekip që është e vështirë t’ia përmendësh emrin, Pontedera në Lega Pro…

Mërgim Brahimi është pjesë e Panioniosit, por numëron vetëm 9 takime ku është aktivizuar, apo Andrea Tato, që ka luajtur vetëm 40 minuta me Verian në Greqi.

E, si për ironi të fatit, ata janë të humbur nëpër skuadra të dorës së dytë në vende të ndryshme në Europë, ndërsa Shqipëria, do të jetë pjesëmarrëse në Europianin “Francë 2016”, mes 24 më të mirave të kontinentit.

Të suksesshmit nëpër botë, keqardhje që s’janë kuqezi

Shqiptarët kanë emigruar shumë për rrethana të ndryshme gjatë viteve dhe në fushën e sportit ka shumë, sidomos futbollistë, që kanë lidhje origjine me trojet shqiptare.

Ndër ta, ka edhe futbollistë të suksesshëm si Blerim Xhemaili, Valon Behrami apo edhe Granit Xhaka që sot luajnë me Zvicrën dhe i kanë pranuar rrënjët e tyre kuqezi.

Të tillë janë shumë, të cilët do të shtonin prej vitesh peshën e Kombëtares shqiptare në futbollin europian.

Image

Image

Image

Image