Nga sot, në Maqedoni vetëm me letërnjoftim

156

Nga mesnata ka hyrë në fuqi qarkullimi me letërnjoftime biometrike mes Kosovës dhe Maqedonisë. Sot do të mbahet ceremonia solemne me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për kushtet e udhëtimit me letërnjoftime për shtetasit e të dy vendeve.

Zyrtarët e vendkalime kufitare Bllacë dhe Jazhincë i kane thene RTK-së se vendimi ka filluar të zbatohet që nga minutat e parë të ditës së sotme.

Ata kanë shtuar se qytetarëve gjatë kalimit të kufirit u kërkohet vetëm letërnjoftimi biometrik dhe jo pasaporta.

Paraprakisht, Marrëveshja për kushtet e udhëtimit me letërnjoftime është nënshkruar nga ministritë e jashtme të Maqedonisë dhe Kosovës dhe më pas është ratifikuar nga parlamentet e të dyja vendeve.

Ceremonia solemnte do të mbahet në hapësirën ndërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Hanit të Elezit dhe Bllacës.