Nga një yll futbolli në trafikant droge (FOTO)

877

Ish sulmuesi i Interit, Parmës dhe Romës, braziliani Adriano që dikur fitonte 80,000 dollarë në javë gjatë kulmit të karrierës së tij, tani po bën një jetë të vështirë në Rio, duke u sorollatur në mesin e bandave të rrezikshme nëpër rrugët e qytetit të njohur brazilian, transmeton Gazeta Sheshi.

Ai do të mbahet mend gjithnjë për goditjet e fuqishme, madje ishte njëri ndër të preferuarit e tifozëve të cilët luanin lojën Pro Evoluticion Soccer, që gjithnjë përzgjedhnin Adrianon për shkak të fuqisë së tij. Tani gjashtë vite më vonë, që kur luajti ndeshjen e fundit me përfaqësuesen braziliane në vitin 2010 ndaj Ukrainës, po bën një jetë krejtësisht tjetër, lirisht mund të themi të tmerrshme.

Adriano thuhet se varet nga një bande vdekjeprurëse të njohur si Komanda e Kuqe, që ka marrë përsipër sulmet e fundit në Rio, me ç’rast mbetën disa veta të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur.

Adriano the former Brazil star gets a shave

Madje, në disa imazhe është parë vetë futbollisti të ketë kapur armët në duar, ndërkohë që disa burime nga ky grup theksojnë se Adriano është kapo i tyre.

Por, ky nuk është incidenti i vetëm që ka përcjellur jetën e Adrianos. Ai ishte i akuzuar edhe për trafikim të drogës, deri sa ishte plagosur vite më parë teksa po dilte nga një klub nate.

Former Brazil striker Adriano with gunsAdriano shows the Comando Vermelho symbols
Adriano vazhdon ti mbulojë faqet e para të gazetave braziliane, të cilat kishin raportuar muaj më parë se ka prishur kontratën me skuadrën Miami United, deri sa nuk dihet se a do vazhdojë më lojën e futbollit apo jo.

Me të vërtetë tragjike, nga një yll futbolli në kartel droge.

/Gazeta Sheshi/