Nga ndeshja Bullgari – Mali i Zi përfitoi Kosova

Një lajm mjaft i mirë për kombëtaren e Kosovës ka ardhur nga ndeshja Bullgari – Mali i Zi.

Dy kombëtaret që luajnë në grupin e njëjtë me Kosovën, Bullgaria dhe Mali i Zi kanë luajtur baras me rezultatin 1:1.

Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi, kur po luhej minuta e 50 e takimit, me anë të Stefan Mugosa.

Vendasit arritën të dalin të pamposhtur para tifozëve, falë penalltisë mirë të ekzekutuar nga Todor Nedelev, në minutën e 82.

Kështu skuadrat kanë vetëm nga një pikë në ndeshjen e parë, gjë që i jep mundësi Kosovës që t’i tejkalojë qysh në ndeshjen e së hënës.

Kujtojmë se Kosova ndeshjen e parë do ta luajë në ‘Fadil Vokrri’ kundër kombëtares bullgare.