Nga mikrofoni në plazh, gazetarja bukuroshe “ndez” bregdetin e jugut me fanelën e Tiranës

Nuk ka nevojë për shumë prezantim, pasi tashmë të gjithë e njohin. Disa vite në botën e gazetarisë, tanimë shkëlqen në atë të sportit. Bëhet fjalë për gocën e “Tironës”, jo atë të futbollit megjithëse lidhja edhe me skuadrën është e pashmangshme.

Pejana Elezi, bukuroshja e lindur dhe rritur në kryeqytet apo siç thotë vetë ajo “Dem-baba-dem tironse” tashmë po shijon pushimet në bregdetin e jugut. Nuk preferon të bëhet pjesë e mediave rozë, por këtë herë në Neësport ajo s’mund të shpëtojë. Tirana dhe Pejana, duken se janë në simbiozë me njëra-tjetrës.

Deti dhe qielli, bardheblu. E për t’i përforcuar më shumë ngjyrat e mrekullueshme të bregdetit, ajo ka zgjedhur t’i bashkërendojë pak “kryeqytet”. Me fanelën e skuadrës së Tiranës që mban veshur, gazetarja bukuroshe ka zgjedhur të thotë një “mirëmëngjes” ndryshe. “Me pak fjalë kur e ke fanelën bardheblu, e vesh pa problem edhe në plazh se nuk stonon ngjyra”, shkruan ajo.

Mesa duket ekipi më i titulluar në vend gje hapësirë në gjithë Shqipërinë. Arsyeja? Shumë e thjeshtë. T’i bëjë të gjithë për vete për shkak të ngjyrave që përshtaten apo nuk “stonojnë” siç thotë Pejana.