Nga Kroacia vjen një super-lajm për Liverpoolin (Foto)

213
Liverpooli është shumë afër transferimit të kroatit Ante Coric.

Sipas mediave britanike, klubi nga “Anfield Road” do ta transferojë talentin e DInamo Zagrebit për 15 milionë funte.

Në fakt, Manchester City arriti marrëveshje me Dinamon pikërisht për këtë shumë, por Coric refuzoi transferimin në “Etihad” pasi që dëgjoi se klubi anglez do ta huazojë në një skuadër tjetër më pas.

Sipas “Daily Mail”, pos Liverpoolit, për Coric do të tentojë deri në fund edhe skuadra e Tottenhamit.

Coric është 19-vjeçar dhe llogaritet si njëri ndër mesfushorët ofanzivë më premtues në Evropë.