Nga i ati burgaxhi, jeta si pastruese e deri te super-pasanikja: Ja sekretet e së dashurës së Ronaldos

Të paktën për një herë, ishte GR7 që shënoi gol. Mbrëmjen e të enjtes, Georgina Rodrigez, e cila qëndron gjithmonë një hap pas burrit të saj “shumë të rëndë”, bëri dy hapa përpara tij. E fejuara dhe ndoshta bashkëshortja e ardhshme e Kristianos rrëmbeu skenën e spektaklit më italian të historisë, atë të festivalit të këngës, Sanremo, në të cilën do të jetë njohur edhe me moderatoren shqiptare, Alketa Vejsiu.

Me një veshje që ishte pak që ta quash magjike, por edhe me një performancë kërcimi që meritoi duartrokitje dhe një tufë lulesh speciale nga jashtëtokësori i Juventusit, që ishte i ulur në rreshtin e parë, Xheorxhina shkëlqeu dhe, pse jo, nga dje e në vazhdim mund të nisë të pushtojë edhe më shumë salla e ekrane madhështore të kombit të ri që e ka birësuar.

Image

Madje, përveçse shënoi gol, Rodrigez diti që të driblonte bukur edhe një skeç të improvizuar nga moderatori kryesor i Sanremos, Amadeus, një tifoz i zjarrtë i Interit, i cili poshtë xhaketës fshihte një bluzë të dyzuar, ajo me ngjyrat e Juventusit nga përpara dhe ajo e Interit, me emrin e Lukakut në pjesën e pasme.

Por pasi Amadeus hoqi xhaketën dhe i lutej Xheorxhinës që të pranonte t’i bashkohej një interisti, për më shumë të gjunjëzuar përpara saj, Xheorxhina qëndroi e hekurt për të mos tradhtuar skuadrën e të fejuarit të saj, i cili iu kundërpërgjigj dhe dorëzoi Amadeusin duke pranuar fanellën e tij të Juventusit, 7-ën e Ronaldos, duke e bërë pjesë të Sanremos edhe duelin për titullin kampion në Serinë A. Fundja, përveç picës dhe makaronave, Italia njihet edhe për dashurinë e thellë për futbollin dhe muzikën, sidomos atë të Sanremos, ku performojnë këngët më të mira të vitit.

Me pak fjalë, ashtu siç Kristiano Ronaldo di të fitojë skenat e stadiumeve të ndryshme të Europës dhe të botës, edhe Xheorxhina bëri të njëjtën gjë natën e djeshme. Por përpara se të kuptojmë se cili do të jetë hapi i radhës së bukuroshes spanjolle, “Gazzetta dello Sport” zbulon 7 sekrete që duhen ditur mbi atë që ndoshta nga natën e djeshme e meriton që ashtu si bashkëshorti i saj të etiketohet si GR7.

Image

NJË BABA SI “FLAKO”

Vajza më e vogël e familjes, e dyta pas motrës Ivana, “Xho” ka lindur në Buenos Aires (në lagjen Baires), nga një baba argjentinas dhe nga një mama spanjolle, e lindur në provincën e Mursias. Jaka, një qytet vetëm 820 metra larg “rrënjëve” të Pirenejve aragonezë, është shtëpia e familjes Rodrigez Gorjon, e cila u transferua aty prej futbollit. Babai Horge Eduardo, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar, ndiqte topin me shumë më pak talent se çfarë bën dhëndri i tij i ardhshëm. Hapat e parë i kishte hedhur në radhët e të rinjve të Rasing Avejanedës, ndërsa në fillim të viteve ‘80 u transferua te Benikarlo, skuadër e komunitetit valencian, që në këtë periudhë ishte pjesë e kategorisë së katërt spanjolle.

Më pas, kalon te Jaketano, klubi i Jakas, ku të gjithë nisën ta quanin “Menoti”, sepse u kujtonte shumë “Flakon”, trajnerin mitologjik argjentinas, kampion bote në vitin 1978. Karriera futbollistike e babait Rodrigez nuk shkoi shumë mirë, ashtu sikurse edhe martesa dhe jeta e tij private. Horge u riatdhesua dy herë në Argjentinë, pasi kishte përfunduar dy herë në burg në Spanjë. Ndërsa familja e tij qëndroi gjithmonë shumë e lumtur në Aragonë.

Image

MBI MAJAT E GISHTAVE

Fillimisht kërcente 3 herë në javë, ndërsa pas disa kohesh u përkushtohej çdo ditë mjeshtërve më të mëdhenj londinezë të “Royal Academy of Dance”. Përpara muzikës dhe modës, në jetën e Xheorxhinës ishte mbi të gjitha baleti. “Lady Ronaldo” i kompletoi të teta gradët e leksioneve, por më pas, kur iu desh që të zgjidhte mes këpucëve të baletit dhe atyre me takë të lartë, për nevojë jetike zgjodhi këto të dytat.

Image

“Baleti është një disiplinë shumë e kushtueshme, që kërkon shumë kohë dhe para, – shprehej ‘Xho’ në një intervistë për revistën ‘Grazia’. – Nisa t’u jepja leksione baleti disa vajzave të vogla që të paguaja të miat. Por ndërkohë shihja se trupi im nisi të ndryshonte dhe aty e kuptova se nuk do të isha bërë kurrë një balerinë profesioniste. Kështu që vendosa të ndjek të tjerë objektiva…”. E para? Të kërkojë famë e pasuri si modele në kryeqytet…

NJË “BIBË” INFLUENCUESE

Mbi dallgën gjigante të ndjekësve që ka i fejuari i saj, Xheorxhina u transformua shumë shpejt në një influencuese me peshë, pasi 16 milionë ndjekësit e saj në “Instagram” mund të mjaftojnë për ta vërtetuar këtë. Tani janë rrjetet sociale instrumenti i fushatave të saj publicitare të shpërndara në shumë vende të botës. Bukuroshja spanjolle tashmë është një yll dhe një shembull i vërtetë botëror në fushën e modës, por edhe një ikonë e fushatave humanitare, fusha në të cilat lëviz me thjeshtësinë me të cilën Kristiano godet një penallti në fushë…

Por ajo nuk ka qenë gjithmonë kështu, sepse biografia e saj flet për një adoleshencë shumë të turbulluar. Shumë pasiguri nisën ta përndiqnin në moshën 13- vjeçare, të cilat i ka treguar dhe pranuar ajo vetë. “Ka pasur një periudhë në të cilën ndihesha një bibë e shëmtuar: e dobët, e turpshme, e frikësuar… Por gjatë adoleshencës, trupi im nisi që të transformohej dhe shumë shpejt e papritur nisa të tërhiqja vëmendje.

Image

Motra ime më thoshte se ‘nuk mund të ecej përkrah meje’, pasi të gjithë na shihnin”. Madje, edhe më e detajuar: “Në fund të adoleshencës, biba e shëmtuar u shndërruar në një mjellmë…” Dhe pikërisht kjo mjellmë arriti deri aty sa të magjepste edhe futbollistin më të famshëm të botës, i cili kishte hyrë rastësisht në një butik në qendër të Madridit, për të bërë “shopping”.

Image

DUKE ËNDËRRUAR MADRIDIN

Kryeqyteti spanjoll ishte objektivi i ëndërruar, i shpresuar, i kërkuar… Xheorxhina Rodrigezi, pas tentativave të baletit dhe një xhiroje në qendrën e Jakas, shihte drejt Madridit, si çdo adoleshente spanjolle. Kur ajo ishte 16 vjeç, shkoi në Madrid, për të bërë albumin e saj të parë prezantues të fotografive, diçka klasike për cilëndo që aspiron të bëhet një modele. Menjëherë më pas e dërgoi në një agjenci, e cila ishte gati ta punësonte, nëse ajo transferohej në Madrid.

Image

Por në ato moment, “Xho” ishte jo vetëm minorene, por mbi të gjitha ishte mangët me paratë. Iu desh të priste derisa u bë e zonja për të mbajtur ekonomikisht veten. Tentativat e para si modele i bëri në Angli, në Bristol, ku për të pasur disa para më shumë në xhep dhe për të paguar akomodimin e gjithçka tjetër, punoi njëkohësisht në vende të ndryshme, edhe si pastruese. Por më në fund, arriti që të transferohej përfundimisht në Madrid, e shoqëruar nga shumë valixhe, brenda të cilave më shumë sesa veshjet, ishin të mbushura me ëndrra.

Edhe pse fiziku i saj ishte pak i përshtatshëm për të bërë modelen e pasarelave, ai ishte gjithsesi perfekt për fushatat publicitare dhe katalogët e modës. Por çdo ditë që bënte jetën e saj të re në Madrid, faturat për t’u paguar mbi tryezën e saj sa vinin e shtoheshin dhe për këtë arsye, Rodrigezi u detyrua që për të rrumbullakosur pagën e saj të gjente një sistemim në një butik të qendrës së Madridit, si shitëse. Ndonëse kurrsesi nuk do ta kishte imagjinuar se ekzistenca e saj do të ndryshonte pikërisht ashtu dhe në formën që as në ëndrrat e saj nuk e kishte imagjinuar.

AJO DITË TE “GUCCI”

Pikërisht ai butik i “Gucci”- t ende sot e kësaj dite vazhdon të jetë dhe ndoshta është bërë edhe më i famshëm në rrugën “Milla de Oro”, një ndër zonat më moderne të kryeqytetit… Por aty, pikërisht aty, një ditë hyri ai, ylli i Madridit… Dhe për të ndjekur Kristianon në pazarin e tij shumë të kushtueshëm dhe të veçantë u zgjodh pikërisht ajo që ta shoqëronte, “Xho”…

Kronikat rozë tregojnë se sa herë që kampioni portugez kthehej në atë dyqan, tashmë ishte ai që kërkonte ta asistonte gjithmonë e njëjta shitëse: ajo brunia disi e turpshme, por shumë xhentile, por mbi të gjitha aq shumë ndryshe nga magjepsësja, supermodelja ruse, Irina Shaik, me të cilën CR7 kishte vetëm pak kohë që kishte ndërprerë një lidhje relativisht të gjatë. Madje, së fundmi, vetë Xheorxhina ka dhënë disa detaje që i dërguan të dy deri te fejesa.

Image

“Përpara tij dridhesha, por menjëherë pati një shkëndijë mes nesh. Unë jam shumë e turpshme dhe ndoshta kjo më tensionoi disi më shumë përpara një personi, që vetëm me një shikim, më kishte prekur deri në thellësi të zemrës. Pastaj, mënyra si Kristiano më trajton edhe sot, mënyra se si kujdeset dhe më dashuron, kompleton gjithçka të jetës sime”, shkruan parnorama.

MES EROSIT E TICIANOS

Në mbrëmjen gala të “MTV Europe Music Awards 2019”, organizuar në Sevije, “Xho” dhe “Kris” tërhoqën një oqean me “selfie”. Fundja, çifti në fjalë sa herë që udhëtojnë së bashku me makinë, nuk ngurrojnë të postojnë qindra foto së bashku, të cilat janë shndërruar në kartëvizitën e tyre në “Instagram”.

Image

Gjithsesi, spektakli i djeshëm ishte ndryshe, shumë ndryshe, totalisht ndryshe… Rodrigez ishte një prej prezantueseve të një festivali jo të disa këngëve komerciale, por të një meshe laike për të gjithë italianët. Ndonëse, që në prezantimin e kësaj aventure që e priste, GR7 e dinte mirë se skena e pallatit “Ariston” ishte e rëndësisë së njëjtë me atë të Ligës së Kampioneve ku performon CR7-ta. “Mamaja ime na vinte gjithmonë të dëgjonim.

Image