Nga Gjilani në Superioren e Shqipërisë

388

Futbollisti që në edicionin e fundit djersiti fanellën e Gjilanit, Alban Rexhepi, karrierën do ta vazhdojë në Superioren shqiptare te skuadra e Laçit.

Mesfushori i krahut sot do t’i bashkohet laçianëve në stërvitje dhe pas disa ditësh pritet të nënshkruajë kontratë, shkruan sot Panorama Sport.

Paraprakisht, Alban Rexhepi arriti marrëveshje njëvjeçare me Llapin, madje stërviti për disa ditë me këtë skuadër, por kushtet e ofruara nga ekipi shqiptar e bindën atë të ndërrojë shpejt ambient.

Rexhepi edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Laçit.