Nga futbolliste në police, Jehona Ademi e suksesshme në dy fusha

Të premten ka diplomuar gjenerata e 54-të e Policisë së Kosovës.

Por kjo gjeneratë ka një të veçantë, pasi në mesin e saj e ka lojtaren e Përfaqësueses së Kosovës, Jehona Ademin.

Ademi ish futbolliste e KFF Mitrovicës, ka qenë pjesë edhe e Kosovës U-19 dhe pastaj edhe asaj A.

Mesfushorja e njohur mitrovicase ka qenë e njohur për lojën e saj, shkruan Gazeta Sheshi.

Ai ishte shpallur edhe kampion, ndërsa më parë i kishte mbrojtur edhe ngjyrat e KFF Kosovës.

Nëse jeni sportist dhe vetura juaj ndalet nga Jehona, ndoshta edhe mund të shpëtoni nga ndonjë dënim. /Gazeta Sheshi/