Nga Chelsea tek Drita

218

Artan Latifi, futbollistLëndimi i portierit kryesor, Artan Latifi, ka detyruar klubin gjilanas të kërkojë një tjetër alternativë për katërkëndëshin e portës.

Sipas mediumit online “Gazeta Olle”, bardh e kaltërit kanë arritur marrëveshje me gardianin e ri të talentuar, Betim Halimin, i cili së fundmni ishte në një testim disa ditor tek kampionat e Anglisë, Chelsea.

Kujtojmë se Halimi deri më tash ka mbrojtur për ekipin e Ligës së Parë, Vllazninë e Pozharanit.

Halimi është pjesë edhe e Përfaqësues së Kosovës (grupmoshat e reja).