Nga burgu në Olimpiadë, ja historia e boksierit tajlandez

124

Lojërat Olimpike rezervojnë gjithnjë histori të ndryshme, disa prej të cilave prekëse, disa të pabesueshme se kanë ndodhur. E tillë është ajo e boksierit tajlandez Amnat Ruendroeng, i cili deri para pak kohësh ndodhej në burg. Ndërsa sot ai garon në Olimpiadën braziliane, madje ka fituar edhe duelin e parë në “Rio 2016”. Tashmë 36 vjeç, ai pranon se jeta i ka dhënë një shans të dytë duke u marrë me sportin e boksit, duke qenë një nga 3 boksierët profesionistë që garon në Olimpiadë.

I ardhur nga lagjet e varfëra të Tajlandëz, boksieri Amnat Ruendroeng pranon se jeta e tij ishte e vështirë. “U dënova me 15 vjet burg, pasi vodha një turist në Tajlandë.

Ishte pikërisht burgu ai që më mësoi të dueloja dhe të boksoja për herë të parë në jetën time”, thotë Ruendroeng. Pasi doli nga burgu, një trajner vuri re potencialin e boksierit, ndaj ai vendosi të nisë boksin amator. Brenda një viti fitoi titullin kampion dhe për “sjellje të mirë” fitoi të drejtën të përfaqësojë vendin e tij në Olimpiadë.

Në vitin 2012, Amnat Ruendroeng u bë një boksier profesionist, duke fituar edhe titullin vakant të peshës super të lehtë të kategorisë IBF, në duelin e tij të 12-të si profesionist (mposhti Rocky Fuentes). Në 18 vite karrierë, ai ka pësuar vetëm një humbje si profesionist, majin e kaluar. Ruendroeng qëndroi inaktiv për 15 muaj dhe u rikthye këtë vit në ring, por aftësitë e tij ishin ende të mira, duke mundur rivalin argjentinas Ingacio Perrin në raundin e parë të “Rio 2016”. “Boksi ndryshoi jetën time. Tashmë nuk mendoj më për të kaluarën, por vetëm për gjërat e mira”, tha Ruendroeng.